Vdes pacienti tjetër me koronavirus në Shqipëri

18 mars 2020 | 08:38

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se pacienti 66-vjeçar, i cili vuante nga disa sëmundje të tjera, por që ishte prekur edhe nga Covid 19, ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

“Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në Spitalin Infektiv, i konfirmuar me Covid 19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion. 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonare dhe insuficencë renale”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 108 numri i përgjithshëm i viktimave të…