Vdes papritmas doktori rus që ka trajtuar Alexei Navalnyn
Doktori i cili ishte akuzuar se ka trajtuar Alexei Navalnyn në Rusi pak pasi ai ishte helmuar, ka vdekur papritmas në moshën 55 vjeçare.
Doktori Sergei Maksimishin ishte akuzuar për kujdes intensiv në spitalin Omsk, aty ku lideri opozitar rus ishte dërguar pasi shëndeti i tij ishte rënduar gjatë udhëtimit të tij me aeroplan, shkruanCNN.
Në njoftimin e spitalit thuhet se ai ka ndërruar jetë papritmas.
“Me keqardhje ju njoftojmë se zëvendës shefi i repartit për anesteziologji dhe reanimacion të spitalit Omsk, doktori Sergei Maksimishin ka ndërruar jetë papritmas”, thuhet në një njoftim të spitalit.
Ministri i Shëndetësisë i rajonit të Omsk tha në deklaratë se Maximishin punoi në spital për 28 vjet dhe shpëtoi mijëra jetë njerëzish.
“Ai i ktheu njerëzit në realitetin e plotë. Do të na mungojë shumë Dr. Maximishin. Ai u largua shumë herët dhe për shkak të kësaj dhimbja e humbjes është veçanërisht e hidhur”, ka thënë Alexander Murakhovsky në një deklaratë.