Vdes papritur në moshën 51-vjeçare Princi Kostandin i Lihtenshtajnit
Shtëpia princërore e Lihtenshtajnit po mban zi për vdekjen e papritur të Princit Konstantin në moshën 51-vjeçare.
Shtëpia mbretërore e bëri të ditur lajmin në një deklaratë për mediat ditën e mërkurë, por pa zbuluar shkakun e vdekjes.
Princi Konstantin është djali më i vogël i Princit Hans-Adam II, princi aktual në fuqi i Lihtenshtajnit dhe ishte i shtati në linjën e pasardhësve të fronit. Ai la pas gruan e tij, Princeshën Mari dhe tre fëmijët e tyre, Princi Moritz, 20 vjeç, Princesha Georgina, 18 vjeç dhe Princi Benedikt, 15 vjeç.
“Shtëpia princërore me keqardhje njofton se S.D. Princi Constantin i Lihtenshtajnit vdiq papritur më 5 dhjetor 2023. Princi Constantin ishte djali më i vogël i Princit Hans-Adam II”, tha Shtëpia e Princit në një deklaratë.
“Ai la pas gruan e tij, Princeshën Marie të Lihtenshtajnit, konteshën Kálnoky të K?röspatak, dhe fëmijët e tij Princin Moritz, Princeshën Georgina dhe Princin Benedikt.”