Vdes papritur nipi i Bob Marley

28 dhjetor 2022 | 13:07

Artisti i rrymës reggae, Joseph Mersa Marley, i cili është edhe nipi i këngëtarit legjendar Bob Marley, është gjetur i vdekur në veturën e tij, në rrethana të pashpjegueshme ende nga autoritetet policore amerikane.

Amerikano-xhamajkani 31-vjeçar, është raportuar se ka vuajtur gjatë gjithë jetës së tij nga astma, por nuk dihet nëse ky kusht shëndetësor ka ndikuar apo jo në vdekjen e tij.

Lajmi u dha fillimisht përmes platformës së transmetimit muzikor, TIDAL, ku theksohet se ai u gjet pa ndjenja në mjetin e tij.

Më pas, radio të ndryshme në SHBA e raportuar po ashtu lajmin.

Babai i Josephit, Stephen Marley, është po ashtu një artist shumë i suksesshëm në rrymën që lëvron dhe ka mbajtur gjallë trashëgiminë e lënë pas nga ana e Bob Marleyt në zhanrin reggae.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, i është referuar…