“Vdes për ty” Ilnisa poston foton e Meritonit dhe ka dy fjalë për të
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”, aty ku nisën edhe romancën e tyre të dashurisë. Shumë nga publiku kishte dyshime nëse kjo lidhje do të vazhdonte edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, siç ndodh zakonisht me çiftet e krijuara në reality show.
Por gazetarja dhe moderatorja herë pas here ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale foto apo video ku shfaqen së bashku, një mënyrë kjo për t’u treguar atyre se janë të dashuruar dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Një ditë më parë Ilnisa ka publikuar një fotografi të Meritonit në “Instastory”, ku i bën një dedikim të veçantë.
“Vdes për ty,” shkruan gazetarja në postimin në fjalë.
Më pas, ajo vijon me një tjetër postim ku shfaq një imazh të vetes dhe shkruan: “Dhe ai për mua”.
Ndërkohë këto postime Meritoni nuk i ka ripostuar akoma në profilin e tij të “Instagram”-it.
Duket se pushimet me njëri-tjetrin po i shijojnë shumë çiftit. Pavarësisht paragjykimeve, ata po vazhdojnë të jenë shumë të përfolur në median dhe shtypin rozë.