![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/Lajmi-i-fundit.jpg)
Vdes personi i dytë që u aksidentua të premten në rrugën Kaçanik – Ferizaj
19 nëntor 2023
| 08:44
Të premten në rrugën Kaçanik – Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave.
Atë ditë u konfirmua vdekja e një të riu, ndërsa dje ka vdekur edhe e aksidentuara e dytë.
“Magjistralja Fusha e Pajtimit-Kaçanik,17.11.2023-21:06. Më datën dhe kohën e lartcekur, viktima femër kosovare kishte pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku dhe ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë 18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Faqja “Sje kaçanikli nëse” ka publikuar fotografinë e së ndjerës dhe ka njoftuar se varrimi i saj bëhet sot.