Vdes personi i parë në SHBA nga coronavirusi
29 shkurt 2020
| 19:42
Shtetet e Bashkuara kanë raportuar vdekjen e parë nga coronavirusi në Washington State.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ndërmori hapa për të shpejtuar testet laboratorike për virusin pasi infeksione të pashpjegueshme në tre shtete sugjeruan se sëmundja po përhapet në brigjet perëndimore, transmeton Telegrafi.
Italia u bë kombi i parë jo-aziatik me më shumë se 1.000 raste të infektuar me coronavirus.
Rastet e konfirmuara në të gjithë botën kalojnë 85,000; vdekjet kanë shkuar në më shumë se 2.900.