Vdes personi i tretë nga aksidenti që ndodhi dje në rrugën Podujevë-Prishtinë
10 janar 2022
| 10:14
Ka vdekur edhe personi i tretë nga aksidenti i djeshëm që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç të Poshtëm.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.
“Prokurorja e rastit është informuar se edhe personi i tretë ka vdekur diku pas orës 00:00. Të tre viktimat janë të gjinisë mashkullore. Me urdhër të prokurores, viktimat janë dërguar për obduksion”.
Të dielën si pasojë e këtij aksidenti vdiqën dy persona dhe u lënduan edhe nëntë të tjerë.