Vdes personi që gjendej në automjetin e përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Sonte në fshatin Babush të Ferizajt ka humbur jetën një person në automjetin e përfshirë nga zjarri në hapsirën e një pike karburanti.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai ka thënë se personi që ishte brenda në automjet ka vdekur.
”Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në hapësirën e një pikë karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhëtarëve me targa vendore është përfshirë nga flaka. Për pasojë personi që ishte në automjet e ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekesor”, ka njoftuar Veseli.
Policia ka bërë të ditur se të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarje tragjike.