Vdes personi që u plagos sot në Gjakovë

06 shkurt 2022 | 20:42

Personi i cili u plagos sot në Gjakovë, ka vdekur para gjysmë ore në QKUK në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Gjurkaj.

“Rreth orës 19:50 viktima ka vdekur në Prishtinë”, ka thënë shkurt Gjurkaj.

Më herët mjeku kujdestar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, Ejup Govori kishte konfirmuar se pacienti ishte në gjendje të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani ka gjetur…