Vdes personi që u ther me thikë në Ferizaj
04 shtator 2020
| 22:49
Një person është therur me thikë në orët e mbrëmjes në Ferizaj.
Ai ishte dërguar për trajtim në Emergjencë.
Por, i njëjti nuk ka arritur të i mbijetojë plagëve i cili më pas ka ndërruar jetë.
Rastin për “Klan Kosova”, e ka konfirmuar Agim Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
” Rreth orës 21:30 ka ndërruar jetë personi i cili është therur me thikë. Bëhet fjalë për një mashkull i moshës 24-vjeçare. Në vendngjarje kanë dalë policia, prokurori, forenzika dhe njësitet relevante”.
“Policia i ka dy persona të dyshuar lidhur me rastin dhe po punon për t’i kapur”.