Vdes personi që u ther me thikë në Prizren, policia arreston të dyshuarin
07 korrik 2024
| 23:50
Më datë 6 korrik (dje) ishte raportuar për një person të shtrirë në rrugë, i cili ishte therur me thikë.
Sipas zëdhënësit të policisë, Shaqir Bytyqi, viktima A.Th ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar.
“Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intenzivi i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th. mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë. I dyshuari lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia.”
Bytyqi thotë se rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit.