Vdes poeti Xhevdet Bajraj
22 qershor 2022
| 20:06
Ka ndërruar jetë poeti dhe profesori universitar, Xhevdet Bajraj.
Lajmin e ka bërë me dije vëllai i tij, Fadil Bajraj.
“Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj. Për datën e varrimit ju lajmërojmë në ditët në vijim”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.