Vdes, por kthehet në jetë pasi mjekët e çojnë në morg
25 mars 2019
| 11:03
Një postier vdiq për 21 minuta pas një ataku kardiak, por mrekullia ndodhi me të. Joao Araujo u kthye në jetë derisa mjekët po e çonin në morg.
48-vjeçari u përmbys në timonin e makinës kur po shkonte ta merrte gruan në punë. Pas gjashtë orësh përpjekje për ta shpëtuar, mjekët i thanë familjes së tij se Joao vdiq.
Por, kur infermierët po e dërgonin në morg, vunë re se ai po lëvizte.