Vdes Prenk Gjetaj
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj u ka shpreh ngushëllime familjarëve të ish-kryetarit të komunës së Klinës, Prenkë Gjetaj për vdekjen e tij.
Elezaj ka thënë se Gjetaj ka qenë personalitet i shquar i jetës pedagogjike, politike dhe shoqërore në Klinë dhe në Kosovë, ku kontribut maksimal ka dhënë edhe si kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur të Luftës në Qeverinë e Kosovës.
“Prenkë Gjetaj ka qenë personalitet i shquar i jetës pedagogjike, politike dhe shoqërore në Klinë dhe Kosovë. Ai ka dhënë një kontribut të madh në Klinë, si mësimdhënës e pastaj edhe si kryetar i komunës. Kontribut e angazhim maksimal ka dhënë edhe si kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur të Luftës në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Elezaj në Facebook.