Vdes presidenti i Tunizisë në moshën 92-vjeçare
25 korrik 2019
| 14:04
Presidenti që ka dalë nga zgjedhjet e para të lira në Tunizi, Caid Essebsi, ka vdekur në moshën 92-vjeçare, ka njoftuar presidenca e vendit.
Ai ishte presidenti më i vjetër në botë. Essebsi ishte pranuar në spital të mërkurën, por zyrtarët nuk kanë treguar se për çfarë sëmundje po merrte trajtim.
Essebsi kishte fituar zgjedhjet e para të lira të Tunizisë në 2014 pas kryengritjeve arabe në të gjithë rajonin.
Këtë vit, ai kishte njoftuar se nuk do të kandidonte në zgjedhjet e pritura në nëntor.