Vdes princesha e Kamboxhias
Princesha e Kamboxhias, Norodom Bopha Devi, e cila më parë ka shërbyer edhe si ministre e Kulturës dhe njihej si shpëtimtare e vallëzimit tradicional “Apsara”, ka vdekur të hënën në moshën 76-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e princeshës e ka bërë me dije Pallati Mbretëror i këtij vendi aziatik. Zyrtarët e pallatit kanë thënë se princesha vdiq nga shkaqet natyrore në një spital në Tajlandë.
E bija e mbretit të ndjerë, Norodom Sihanouk, dhe motra e mbretit të tanishëm, Norodom Sihamoni, princesha Bopha Devi në moshë të re ishte bërë valltare e baletit kamboxhian, i cili ishte simbol i zbavitjes për shtresën mbretërore.
Pas rënies nga pushteti të diktatorit Rouge dhe përfundimit të një lufte civile që zgjati një dekadë, ajo shërbeu si ministre e kulturës dhe arteve të bukura nga viti 1998 deri në vitin 2004.
Princi Sisowath Thomico, e ka vlerësuar lart kontributin e princeshës së ndjerë për mbrojtjen e baletit tradicional.
Ai ka thënë se falë përkushtimit dhe punës së princeshës, ky lloj baleti është pjesë e trashëgimisë botërore, shkruan “Reuters”.