Vdes “Princi” i kinematografisë

20 korrik 2021 | 11:29

Këngëtari i njohur grek ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Mësohet se artisti vdiq nga një sulm në zemër. Kohët e fundit Voskpoulos ishte shtruar në spital, pasi vuante nga problemet e frymëmarrjes. Këngëtari vdiq, vetëm pak ditë para 82-vjetorit të ditëlindjes, shkruajnë mediet greke.

Artisti i ndjerë etiketohej nga miqtë dhe adhuruesit e tij si Princ i kinematografisë greke.

Gjatë karrierës artistike, Voskopoulos ka regjistruar 80 disqe. Në një intervistë ai ka thënë se e trishton fakti se nuk ka marrë pjesë si aktor në shfaqjet e kohëve të fundit. “Doja të bëhesha aktor”, ka thënë këngëtari.

Ai u shfaq për herë të parë në teatër në 1958, në moshën 18 vjeçare. Në 1963, ai bëri debutimin e tij në film. Në të njëjtën kohë ai shkoi në një kolegj konservator për të mësuar muzikë.

lg.php.gifKëngëtari kurrë nuk e tejkaloi dashurinë e tij për teatrin. Në vitet e para ai mori pjesë në shumë shfaqje teatrale përkrah aktorëve të tillë si Avlonitis, Vlachopoulou, Vassiliadou ose Hatzichristos, më vonë ai u zhvendos kryesisht në fushën e “muzikalëve”. “Dashnorët e ëndrrave”, në fillim të viteve 70 me Zoe Laskari, “Kënga teatrale”, në 1978 me Maria Aliferi, ishin disa nga këngët, që u kthyen në hite të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq…