![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/kerveshiii1540643233.webp)
Vdes profesori Muhamed Kërveshi
14 shkurt 2025
| 16:23
Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare, profesori universitar, Muhamed Kërveshi.
Lajmi është bërë me dije nga familjarët e tij.
Varrimi i profesorit bëhet nesër (15.02.2025) në varrezat e qytetit të Pejës.
Muhamed Kërveshi lindi në Mitrovicë më 1935. Shkollën fillore e kreu në Pejë, ndërsa gjimnazin në vendlindje. U largua nga Kosova për të studiuar filozofi në Universitetin e Beogradit dhe më pas kreu studimet pasuniversitare në Zagreb.
U rikthye në Kosovë, në Prishtinë, ku mbrojti më pas edhe doktoraturën.Ka dhënë mësim në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.