Vdes profesori Nehat Rudhani
Ka vdekur porfesori dhe anëtari i Këshillit drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” nē Gjilan Nehat Rudhani.
Vdekja e tij e hershme ka tronditur miqtë dhe bashhkpuntorët e tij.
I mërzitur për ikjen nga kjo jetë të bashkpartiakut të tij është shprehur edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. Ministri Hasani ka thënë se Nehati me punën dhe ndershmërinë e tij ka lënë gjurmë në shoqëri.
Ja postimi i plotë i ministrit Hasani:
Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të profesorit dhe bashkpartiakut tonë,Nehat Rudhanit.
Ikja jote e hershme Nehat na mërziti të gjithëve. Do të tē mbajmë mend si njeri të urtë, punëtorë e të pëkushtuar.
Sot familja Rudhani humbi më të dashurin, ne bashkëpunëtorët një mik të çmuar, humbën universiteti e studentët.
Me punën dhe ndershmërinë e tij Nehati ka lënë gjurmë në shoqërinë tonē.
Qoftë i paharruar kujtimi dhe vepra e tij!