Vdes profesori nga Peja Ali Dreshaj

10 tetor 2020 | 14:11

Sot ka ndërruar jetë profesori veteran nga Peja, Ali Dreshaj.

Ai ishte në gjendje të rëndë nga mushkëritë dhe që disa ditë ishte duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Fillimisht, ai i shtrirë në Spitalin e Pulmologjisë, ndërsa dy ditë më parë u transferua në repartin intensiv spitalor të Pejës.

Për vdekjen e tij ka ngushëlluar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputeti i saj, Ali Berisha.

“Me pikëllim mësova lajmin për vdekjen e profesor Ali Dreshajt! Një burrë me cilësi të larta, një njeri i mirë i cili i mbushi vitet me jetë, e jo jetën me vite. Ishte i dalluar, i dashur për të gjithë dhe intelektual në kuptimin e plotë të fjalës. Profesor Ali Dreshaj, iku sot duke na lënë shumë dhembje. Por, krahas dhembjes edhe kujtimet dhe shembujt më të mirë se si duhet jetuar, formësuar dhe ndarë dije për të tjerët! Mbi të gjitha, në kujtesën time, do ta mbajë mend si njeriun modest e të qetë! Familje e nderuar Dreshaj, qytetarë, punonjës arsimor, nxënës, pranoni ngushëllimet e mia dhe të Aleancës. Në këto orë dhembjeje, ndodhemi pranë jush! Profesori, pushoftë në parajsë!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Ali Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 12:20, përballë Fakultetit të Biznesit në Pejë,…