Vdes pronari i Hibernianit

22 shkurt 2023 | 12:45

Pronari i Hibernian, Ron Gordon, vdiq në moshën 68-vjeçare pasi luftoi me një sëmundje të rëndë për më shumë se një vit, njoftoi divizioni i parë i futbollit skocez.

“Të gjithë në klub janë thellësisht të pikëlluar nga ky lajm. Mendimet tona janë me gruan e Ronit, Kit, djemtë e tij Ian dhe Colin dhe pjesën tjetër të familjes. Ron ishte presidenti dhe pronari ynë, por mbi të gjitha ai ishte një familjar i përkushtuar. Ron kishte një pasion për futbollin dhe përmes Hibernian ëndrra, angazhimi dhe dashuria e tij dolën në pah”, ka thënë drejtori ekzekutiv i klubit Ben Kensell.

Hibs u themelua në vitin 1875 dhe Gordon e bleu klubin në verën e 2019. Gordon lindi dhe u rrit në Peru dhe në moshën 15-vjeçare emigroi në ShBA.

Hibernian aktualisht është i katërti në kampionatin skocez me 37 pikë, pesë prapa Hearts të vendit të tretë. Celtic (73) dhe Rangers (64) janë në dy vendet e para.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erjona Sulejmani flet për jetën e saj private në një…