Vdes punëtori i Telekomit
Dje në vendin e punës në Telekomin e Kosovës ka ndërruar jetë tekniku i dalluar në MDF/Prishtinë, Halim Hajdari.
Lajmin për ndarjen nga jeta të të ndjerit e ka konfirmuar Federata e Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës.
“Me pikëllim të thellë, dje me datë 18.08.2020 morëm lajmin tragjikë të vdekjes së parakohshme në vendin e punës të Halim Hajdari (1966 – 2020). Të gjitha organet kompetente kanë qenë në vendin e punës për zhvillimin e ekzaminimeve dhe procedurave të tyre, jemi në pritje të konfirmimit për rrethanat e vdekjes.
Halim Hajdari ka qenë teknik i dalluar në MDF/Prishtinë, i cili me përkushtimin dhe punën e tij nga viti 2000 ka dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e Telekomit.
Telekomi i Kosovës nga dje, ka mbetur pa njërin nga Tekniket më profesional, ndërsa koleget dhe shokët kanë humbur mikun më të mirë. FSP-PTK u shprehë ngushëllimet më të sinqerta kolegëve dhe familjarëve të tij. Qoftë i paharruar kujtimi për HalimHajdari”, është bërë me dije në njoftimin e Federatës së Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës.
(Q.R / Epoka e re)