Vdes punonjësi i QKMF-së në Prizren, ishte i infektuar me Covid-19
25 tetor 2020
| 16:05
Ka ndërruar jetë Bashkim Qollopeku, punonjës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren.
I ndjeri ishte i infektuar me Covid-19.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu.
“Po, mund të ju konfirmojë se ka qenë pozitiv. Ka qenë në spital me respiratorë”, ka thënë Shehu.