Vdes rapsodi i njohur Ali Krasniqi

22 dhjetor 2022 | 11:54

Ka ndërruar jetë rapsodi i njohur i këngëve folklorike Ali Krasniqi.

Lajmi është bërë me dije nga familjarët e tij.

Ali Krasniqi ka qenë prej zërave më të njohur të muzikës folklorike në vend.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Paska ndërruar jetë rapsodi i njohur nga Drenovci, Ali Krasniqi. Aliu ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike. Me zërin e tij përjetësoi kujtimin për heronjtë, luftëtarët e rezistencën tonë ndër vite në përpjekjet për liri. Ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ankesat e pacientëve janë një tregues i rëndësishëm për cilësinë…