Vdes rrugëve si e pastrehë, la një milion euro në bankë
23 maj 2018
| 11:07
Banorët e njihnin prej vitesh gruan me duar të gjymtuara e cila jetonte në rrugët e qytetit, por nuk e dinin se kishte rreth një milion euro në bankë.
Fatima Othman nga një qytezë e vogël në Liban u gjymtua gjatë luftës civile (1975-1990) dhe humbi jetën në moshën 52-vjeçare.
Policia u habit kur i gjeti, mes plaçkave, një qese me rreth 3 000 dollarë, por u habit edhe më shumë kur i kontrolloi emrin në bankë dhe doli se ajo kishte rreth një milion euro të trashëguara në një llogari bankare.