Vdes shefi i parë i Zyrës Amerikane në Kosovë, John Menzies
28 mars 2022
| 08:09
Ka vdekur të dielën diplomati i parë amerikan në Kosovën e pas luftës, John Menzies. Para se të vinte në Kosovë Menzies ka shërbyer ambasador në Bosnjë e Hercegovinë.
Në vitin 1999 ShBA-ja ende nuk kishte ambasadë në Kosovë sikurse edhe në shtetet e tjera. Misioni diplomatik amerikan statusin e ka ndryshuar më 2008 pasi Kosova ka shpallur pavarësinë. Menzies është kthyer për vizitë zyrtare më 2012 në Kosovë.
Për vdekjen e tij ka shkruar ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, duke e quajtur mik të Kosovës dhe diplomat principiel.