Vdes shtatzëna nga Gjakova, e infektuar me COVID
21 prill 2020
| 09:08
Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës njoftoi se gjatë orëve të para të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V. P., me vendbanim në Gjakovë (1980), e diagnostikuar me COVID-19.
E njëjta ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensiv të klinikës që prej datës 15 prill 2020.
Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me COVID-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.
Ndryshe, deri tani të infektuar me virusin “Korona” janë identifikuar 598 raste, 13 viktima dhe 123 të shëruar. /Epoke a re/