Vdes shtetasja e Shqipërisë që u aksidentua ditë më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”
11 qershor 2023
| 08:47
Ka vdekur të shtunën në QKUK një grua – shtetase e Shqipërisë, e cila ishte aksidentuar me 4 qershor në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ishte në tretman mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë të shtunën.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Autostrada Ibrahim Rugova 04.06.2023 – 12:05. Më 10.06.2023 si pasoj e lëndimeve të marra në aksident, gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve të viktimës.