Vdes snouborderja zvicerane, u zu nga orteku
25 dhjetor 2024
| 10:59
Snouborderja, Sophie Hediger, ka vdekur tragjikisht në moshën 26-vjeçare pasi është zënë nga orteku.
Ajo vdiq gjatë qëndrimit të saj në një resort skijimi, sipas deklaratave të zyrtarëve të martën.
“Jemi të stepur dhe në mendimet tona kemi familjen e Sofisë, të cilëve ua shprehim ngushëllimet më të thella”, ka thënë shefi ekzekutiv i Swiss-Ski, Walter Reusser, në një deklaratë.
Hedigeri e kishte përfaqësuar vendin e saj në Olimpiadën Dimërore të vitit 2022.