Vdes specialisti i Otorinolaringologjisë
08 gusht 2021
| 00:58
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ndërruar jetë dr. Ilir Iljazi – specialist i otorinolaringologjisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ngushëllon familjen, kolegët e Klinikës së Otorinolaringologjisë dhe gjithë komunitetin e mjekëve.
Dr. Iliri për shumë vjet punoi në Klinikën e ORL-së, duke dhënë kontribit të madh në ofrimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.
“Kujtimi për të do të jetë i përhershëm, duke shërbyer si shembull për gjenerata të tëra”, thuhet në një postim të ShSKUK-së.