Vdes Sylejman Meta, kreu i Sindikatës së Pensionistëve
29 tetor 2021
| 23:03
Sot ka ndërruar jetë Sylejman Meta, kryetari i Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe të Moshuarve të Kosovës.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka dhënë djali i tij, Bardhyl Meta.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se varrimi do të bëhet të dielën në varrezat e fshatit Krojmir në ora 13:00.
“Me dhimbje të thellë lajmërojmë familjarët, miqët dhe kolegët se sot, me 29 Tetor 2021, pas një sëmundjeje të shkurtë, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Sylejman META!”, thuhet në njoftimin e Bardhyl Metës.
Meta ka marrë pjesë në themelimin e Institutit Albanologjik, Universitetit të Prishtinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.