Vdes themeluesi i firmës piramidale “Gjallica”
05 shkurt 2021
| 23:25
Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare Fitim Kërxhalliu, i cili njihet si kreu i firmës piramindale “Gjallica”.
Sot ai është përcjellë për në banesën e fundit në Sharrë. Në vitin 2001 Apeli e dënoi me 11 vite burg, të cilat i kreu dhe doli nga qelia.
Ai u dënua për firmën piramidale, të cilën e themeloi Shemsie Kadria dhe më pas iu bashkuan shoqëritë e Gani Kadrisë dhe Fitim Kërxhalliut.
Pas doli nga burgu ai jetonte në një banesë me qira te Komuna e Parisit, ndërsa dje ndërroi jetë dhe sot u përcoll në banesën e fundit.