Vdes trajneri i mirënjohur Mehmet Fetahu

23 maj 2021 | 15:08

Ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare, Mehmet Fetahu, ka ndërruar jetë të dielën e sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga djali i Mehmetit, Enis Fetahu, përmes një postimi në “Facebook”.

Enisi bëri të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (e hënë).

Njoftimi i plotë nga Enis Fetahu (pa ndërhyrje):

“Miq dhe dashamire! Sot me 23.05.2021 ju njoftojme se para pak çastesh Meksa jone na la. Ashtu siç ishte i qete dhe i dashur per te gjithe, ashtu do ta kujtojme gjithmone. Varrimi do te behet neser me 24.05.2021 te Henen, ne Prishtine. Do te ju mbajme te informuar per detajet tjera rreth orarit te varrimit. Te Allahut jemi dhe tek Ai do te shkojme!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…