Vdes trajneri i njohur i shenjëtarisë sportive në Kosovë, Ali Pllana

24 janar 2025 | 13:50

Ka vdekur Ali Pllana, kontribuuesi i madh i sportit në vend, i ndjeri njëherësh ishte për shumë vjet kryetar i Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, themelues i këtij sporti, ish-shenjëtar dhe trajner.

Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e të ndjerit. Ai tha se kontributi i Pllanës ishte i palodhshëm dhe përkushtimi ndaj “zhvillimit të shenjëtarisë sportive do të mbeten një trashëgimi e çmuar për brezat e ardhshëm”. Ai ishte pjesëmarrës në cilësinë e trajnerit edhe në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe në Lojërat Evropiane Baku 2015.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Menduh Thaçi sot se…