Vdes trajneri serb, Sinisa Mihajloviq
16 dhjetor 2022
| 15:50
Ish-futbollisti serb, Sinisa Mihajloviq, ka vdekur në moshën 53-vjeçare. Ai vdiq në një klinikë të Romës këtë të premte. Ish-trajneri i Bolongas po vuante nga sëmundja e rëndë për të cilën kishte njoftuar në vitin 2019.
Lajmi për vdekjen e ish-futbollistit u bë i ditur nga familja. Mihajloviq përveç Bolognas ka drejtuar edhe Sporting Lisbonën, Torinon, Milanin, Sampdorian, Fiorentinan, Catanian, si dhe ishte përzgjedhës te Përfaqësuesja e Serbisë. Si futbollist, Mihajlovic karrierën e kaloi duke luajtur te Crvena Zvezda, Roma, Sampdoria, Lazio dhe Interi.