Vdes ushtari i UÇK-së, Bedri Gubetini – Sokoli

13 mars 2023 | 21:05

Sot ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gubetini, i njohur si “Sokoli”.

Lajmi u dha nga familjarët e të ndjerit.

Varrimi i veteranit të UÇK-së do të bëhet më 14 mars në ora 15:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojm se ndërroi jetë vëllau, bashkëluftari Bedri (Sheqir) Gubetini-Sokoli.

Varrimi i të ndjerit  bëhet neser me datën 14.03.2023 në ora 15:00 me Ikindi, varrezat e qytetit, Arbëri – Prishtinë”, ka shkruar Xhavit Gubetini, familjar i të ndjerit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra…