Vdes vajza 10-vjeçare, ra në bunarin e shtëpisë

25 shkurt 2020 | 10:21

Një vajzë e moshës 10-11 vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e djeshme, pasi nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve që kishte marrë kur kishte rënë në bunarin e shtëpisë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Klan Kosova” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rasti është raportuar në Polici më 23 shkurt, të dielën, rreth orës 14:00. Në Ferizaj, një vajzë 10-11 vjeçare ka rënë në bunarin e shtëpisë. Familjarët e kanë nxjerrë prej bunarit dhe të njëjtës i është dhënë ndihma e parë në Emergjencë. Më pas, vajza është dërguar për trajtim në QKUK”, ka thënë ai.

Gashi ka bërë me dije se pasditen e djeshme e kanë marrë informatën nga mjeku kujdestar se vajza ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i vogëlushes është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Partisë Demokratike…