Vdes vëllai i heroit Tahir Berisha, Maxhun Berisha

25 qershor 2022 | 21:56

Ka ndërruar jetë Maxhun Berisha, vëllai i dëshmorit Tahir Berisha, njëherësh edhe kushëriri i deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

Lajmin për vdekjen e tij, e ka bërë të ditur vetë deputetja, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

“Ike në amshim në moshën me të mirë, kur askush se priste. Sot, na i mbushe sytë me lot të gjithëve, në familjen tënde ka pas shumë krenari por edhe dhimbja gjithmonë ka qenë aty”, ka shkruar ndër të tjera Hykmete Bajrami.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të madhe mora lajmin për ikjen e hershme të kushëririt tonë Maxhun Lush Berisha. Para një muaj është bërë kjo foto, derisa Maxhuni na përshëndeti e na falënderoj të gjithëve për prezencën në akademinë përkujtimore me rastin e 30 vjetorit të rënies dëshmor të vëllait të tij Tahirit Lush Berisha. Sot, të gjithë që ishim në akademi po shkruajmë për ty, se ike në amshim në moshën me të mirë, kur askush se priste. Sot, na i mbushe sytë me lot të gjithëve, në familjen tënde ka pas shumë krenari por edhe dhimbja gjithmonë ka qenë aty.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar ka përdorur veturën për ta transportuar një viç…