Vdes vëllai i ish-ministrit Idriz Vehapi
Ish-ministri dhe ish-kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka njoftuar se ka ndërruar jetë vëllai i tij, Ramizi në vendin e tij të punës në Zvicër. Vehapi ka thënë se vëllai i tij për shumë vjet ka jetuar dhe punuar në Zvicër. Vëlla Ramiz, dhimbja për Ty është shumë e madhe dhe nuk do të pushojë kurrë, por edhe jemi krenarë që të patëm, na ndihmove shumë të ngritemi si familje, ishe shumë punëtor e njeri human”, ka shkruar Vehapi.
Njoftimi pikëllues i Idriz Vehapit: Miq, familjarë dhe bashkëvendës,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se, vëllau ynë Ramizi, i cili për shumë vite ka jetuar dhe punuar në Zvicër, papritmas ka ndërruar jetën në vendin e tij të punës. Vëlla Ramiz, dhimbja për Ty është shumë e madhe dhe nuk do të pushoj kurrë, por edhe jemi krenarë që të patëm, na ndihmove shumë të ngritemi si familje, ishe shumë punëtor e njeri human. E doje shumë familjen, miqtë dhe vendin ku u linde e u rrite. Lamtumirë vëlla i dashur Ramiz, u takofshim në botën e amshueshme! Për datën dhe kohën e varrimit, do të ju njoftojmë me kohë!