Vdes vëllai i kryetarit të Suharekës

07 gusht 2020 | 08:56

Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar vëllai i kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Njoftimin për ndarjen nga jeta të tij e ka dhënë vetë Baliu dhe ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 15:00 nga rrethi i ngushtë familjar.

Njoftimi i tij:

Vëllau ynë Halil Muharremaj na la.

Përpjekja për ta përballuar sëmundjen e kancerit tash e sa kohë, nuk vazhdoi edhe më tutje dhe ai i mbylli sytë përgjithmonë.

Mirëpo përpjekja më e madhe ishte përballja me jetën. Ishte një ndër shtyllat tona kryesore të familjes sonë Muharremaj në Gjinoc.

Jeta e ka munduar me sakrifica të mëdha, mirëpo e ka shpërblyer me nder e krenari.

Varrimi bëhet sot ora 15:00, në vorrezat e fshatit Gjinoc, me prezencën e rrethit familjar të ngushtë. Kjo po bëhet për ti respektuar rregullat dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore.

I përjetshëm kujtimi për ty,

Baci Lil!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Virusi është ende i pranishëm dhe ne duhet të mësojmë…