Vdes vëllai i ministres Rozeta Hajdari
27 gusht 2022
| 08:27
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka marrë një lajm të kobshëm gjatë kësaj mbrëmje.
Ministrja ka njoftuar se ka vdekur vëllai i saj, Petriti, i cili po luftonte për tre muaj me një sëmundje të rëndë.
Ky është postimi i plotë i ministres Hajdari:
“Sa rëndë për motrën të jap këtë njoftim. Vëllau ynë i dashur Petriti, sot na la, pas 3 muaj luftë në mes jetës dhe vdekjes në spitalet zvicrrane në Aarau.
Pusho i qetë në paqë vëlla Titi i dashtun shumë për ne, e gjithë miqtë tanë kudo që janë. P.s Për detajet e funeralit do të njoftojmë në ditët në vijim…”.