Vdes veprimtari i çështjes kombëtare, Jemir Asllani
04 shtator 2018
| 18:03
Pas një sëmundje të rëndë, sot në mëngjes, ka ndërruar jetë Jemir Asllani, fshati Strezoc i Preshevës.
Jemiri ka qenë një veprimtar i dalluar sidomos gjatë luftërave çlirimtare, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në logjistikë e financa.
Varrimi i tij do të bëhet të enjten, më 6 shtator 2018, në ora 15:30, në varrezat e fshatit Strezoc të Preshevës.
/Epoka e re/