Vdes veterani i arsimit dhe UÇK-së, Fadil Shishani

18 mars 2025 | 11:15

Ka vdekur Fadil Shishani, veteran i arsimit. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shishani shquhet për kontributin e madh në edukimin e brezave të rinj. Ai po ashtu dha kontribut të madh për lirinë e vendit.

Varrimi i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëhet sot në ora 17:00. Ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e lagjes Shishani në fshatin Dobroshec.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka…