Vdes veterani i arsimit në Deçan, Avdi Çekaj

11 janar 2023 | 15:33

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Avdi Çekaj nga fshati Irzniq. Lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit Avdi e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit, veteranit të arsimit, Avdi Rexhep Çekaj nga fshati Irzniq! Më lejoni që në emrin tim personal dhe të komunës së Deçanit të shpreh ngushëllimet më të sinqerta komunitetit të arsimit, familjes Çekaj, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën mësuesin Avdi!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drilon Shkreta shpall te pavlefshëm diplomën e shkollës se mesme…