Në orën 17:00 bëhet varrimi i veteranit të luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqi-Plaku
28 shtator 2018
| 13:06
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Malishevë, ka njoftuar se ka vdekur veterani i luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqi, i njohur si “Plaku”.
Homazhet për të ndjerin organizohen nga OVL e UÇK-së, në orën 15:00 në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë dhe Mbledhja Komemorative në orën 16:00.
Ndërsa varrimi bëhet në orën 17:00 në Varrezat e fshatit Carrallukë.
Me këtë rast, edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ngushëllon familjen, miqtë dhe shokët e veteranit të luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqit-Plakut.
/Epoka e re/