Vdes veterani më i vjetër i Luftës së Dytë Botërore
28 dhjetor 2018
| 10:40
Një veteran i Luftës së Dytë Botërore, i cili është besuar të ketë qenë njeriu më i moshuar në Shtetet e Bashkuara, ka vdekur në moshën 112-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.
Veterani Richard Overton ka vdekur më 27 dhjetor në një qendër rehabilituese në qytetin Austin të Teksasit.
Sipas regjistrimeve zyrtare, ai ka qenë veterani më i vjetër amerikan i Luftës së Dytë Botërore.
Ai ka fituar vëmendje të madhe në vitet e fundit për moshën dhe shërbimin e tij në këtë Luftë.
Ai është nderuar më 2013 nga presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama në ceremoninë e Ditës së Veteranëve, derisa është ftuar edhe në Shtëpinë e Bardhë nga po Obama. /Rel/