
Vdes zëdhënësi i Komunës së Klinës
02 prill 2018
| 08:30
Zëdhënësi i komunës së Klinës, Agron Gashi ka vdekur dje në orët e pasdites.
Mësohet se vdekja e tij ishte e papritur. Gashi nuk ishte ndjerë mirë gjatë një loje futbolli dhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Familjare të Klinës.
Pasi kishte marrë trajtimin fillestar, ai ishte nisur për në Spitalin e Pejës, por ka ndërruar jetë ende pa mbërritur në spital.
Shkaktari i saktë i vdekjes nuk dihet pasi ende nuk e ka thënë fjalën e vet Mjekësia Ligjore.
Agron Gashi një kohë të gjatë ka punuar si korrespodent i Kohës Ditore për komunën e Klinës.