Vdes Zekirja Shahini, përfaqësuesi i FFK-së në Zvicër
07 maj 2021
| 23:31
Ka vdekur Zekirja Shahini, përfaqësuesi i Federatës së Futbollit të Kosovës në Zvicër.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i FFK-së, Agim Ademi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.
Shahini që nga ditët e para ishte afër FFK-së dhe e ndihmoi me tërë kapacitetet e tij ndërtimin e një ekipi sa më cilësor të Kombëtares së Kosovës pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.