
Vdes zëvendësministri i Financave
03 nëntor 2019
| 15:17
Zëvendësministri i Financave në Qeverinë e Kosovës dhe zyrtari i Listës Serbe, Bojan Stojanoviq, është ndarë nga jeta mbrëmë, pas një sulmi në zemër.
Stojanoviq ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës, e cila u formua në vitin 2009. Ai e mbajti këtë funksion deri në vitin 2013, raporton media serbe “Kurir”.
Stojanoviq la pas gruan dhe tre fëmijë.
Bojan Stojanoviq do të varroset të hënën në Dobrotin.